Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Të paktën 17 ushtarë turq janë vrarë pasi helikopteri me të cilin udhëtonin është rrëzuar në juglindje të vendit, bëjnë të ditur autoritetet turke.
Guvernatori i provincës Sirt, ku ndodhi dhe incidenti, deklaroi se helikopteri u rrëzua si pasojë e motit të keq.
Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, guvernatori Ahmet Aydin tha gjithashtu se viktimat ishin anëtarë të forcave speciale turke.
Ushtria turke është aktive në juglindje të Turqisë, në luftën kundër militantëve kurdë.
Televizioni shtetëror deklaroi se rrëzimi ndodhi si pasojë e mjegullës së dendur në një zonë malore, por autoritetet po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.
Rebelët kurdë janë aktivë në këtë zonë por për momentin nuk ka asnjë tregues që ata ishin të përfshirë në këtë incident.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e njohur shkurt si PKK, ka ndërmarrë një seri sulmesh ndaj ushtrisë turke në të kaluarën, duke bërë që kjo e fundit të rrisë operacionet e saj në këtë zonë.
Top Channel