
Presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikollic i janë verifikuar telefonatat katër herë që nga muaji prill deri me datën 8 nëntor, ndërkaq po aq edhe zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes, Aleksandër Vucic. Në raportet e shërbimeve sekrete, sipas Vucic, presidenti është përmendur 103 herë, ndërsa ai personalisht në 84 raste.
Afera e përgjimeve ka shkaktuar probleme brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe vetë koalicionit qeveritar pasi presidenti dhe Ministri i Mbrojtjes kanë folur publikisht për këtë çështje, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme është nën kontrollin e kryeministrit socialist, Ivica Dacic.
Por, ai ka mohuar të ketë lidhje me përgjimet. Sipas, Vucic telefonatat janë përgjuar duke kërkuar arsye për të ndjekur persona të tjerë, të cilët kanë qenë në kontakt me presidentin, por është përdorur kryesisht për arsye politike.
Këtë rast, policia do ta paguaj me ndryshime të brendshme, ndërsa dihet tashmë se një në shtatë banorë të Serbisë është nën përgjim.
Top Channel