Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Të paktën 14 oficerë të policisë meksikane janë akuzuar për tentativë vrasjeje në lidhje me të shtënat ndaj dy zyrtarëve të qeverisë amerikane dhe një marinsi meksikan.
Tre personat në fjalë mbetën të plagosur në muajin gusht, kur policët federalë hapën zjarr ndaj makinës së tyre diplomatike në afërsi të qytetit Tres Marias, duke e lënë makinën me 150 vrima plumbash.
Fillimisht autoritetet meksikane deklaruan se kishte qenë një ngatërrim personi, por prokurorët thonë se makina mund të ketë qenë shënjestër e një sulmi të organizuar.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm deklaroi se oficerët e përfshirë në këtë ngjarje tentuan të merrnin jetën e dy punonjësve të ambasadës amerikane dhe marinsit meksikan.
Sipas hetuesve, tre personat në fjalë mbijetuan vetëm sepse automjeti me të cilin po udhëtonin ishte i blinduar.
Ata thonë se policët ishin veshur me rroba civile dhe po drejtonin automjete private në momentin e të shtënave, fakte që sugjerojnë se bëhej fjalë për një sulm të planifikuar dhe jo një reagim të rastit.
Sipas prokurorëve, oficerët më pas ndërruan rrobat, duke veshur uniformën, dhe përdorën makina policie për t’u kthyer në komisariat.
Gjithashtu, një nga oficerët është akuzuar se ka bërë deklarata të rreme, ndërsa pesë të tjerë se janë përpjekur të mbulojnë sulmin.
Dy diplomatët amerikanë dhe marinsi meksikan po udhëtonin nga Qyteti i Meksikos drejt Kuernavakas, kur papritur u ndoqën dhe u qëlluan nga disa makina që u kaluan pranë.
Top Channel