Një ditë para vizitës së kryministri Berisha në Berat ishte deputeti socialist Erjon Braçe që në një konferencë për shtyp ka akuzuar qeverinë për vjedhje të fondeve të infrastrukturës rrugore në Qarkun e Beratit.

“Nga kufijtë e Beratit, qoftë në drejtim të Fierit, qoftë në drejtim të Lushnjes, nuk ka absolutisht asnjë riveshje deri më tani dhe turpi janë ato shtatë kilometra nga kthesa e Poshnjes deri në Urën Vajgurore. Është një tmerr, ashtu sikundër po kthehet në tmerr nga Ura Vajgurore deri në Berat. E treta që duhet të them sërish për rrugët është se teknologjia që po përdoret për të riveshur segmentin nga Lushnja deri në Fiershegan, është mizerabël”, tha Braçe.

Braçe përmendi gjendjen e keqe në të cilën janë prodhuesit lokalë të ullirit të cilët po shkatërrohen nga importi në një sezon me superprodhim.

“Çmimi ka vajtur 350 lekë të vjetra. Sot në Shqipëri nuk ka mall që të kushtojë 350 lekë të vjetra, edhe po ta përpunojnë tashmë kostot janë shumë të larta dhe nuk japin asgjë. Për fat të keq ulliri është tavoline dhe rrezja e vajit të tij është 12-13 përqind që do të thotë se në një kg ulli prodhohet vetëm 120 gram vaj që me cmimet aktuale nuk të kthen mbrapsh as investimin e kryer. 12 mijë lekë për kuintal tashmë hyn ulli pa hesap nga Greqia që po konkuron prodhimin vendas, vecanërisht atë të Beratit. Sali Berisha nesër duhet të ngrejë traun për ullinjtë që po hyn nga Greqia masivisht”, tha deputeti socialist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA