Suedi, vetëvritet roja e kryeministrit

09/11/2012 15:40

Policia dhe ambulanca janë thirrur në rezidencën e kryeministrit të Suedisë, pas lajmeve se një roje sigurie ka vdekur nga plagët e armëve të zjarrit.

Mediat lokale raportojnë se roja kishte leje qëndrimi në Sager Palace të Stokolmit dhe se nuk dyshohet për një krim, por për një vetëvrasje.

Të njëjtat burime, që citojnë një zëdhënës, shtojnë se kryeministri Fredrik Reinfeldt dhe familja e tij nuk ndodheshin në ndërtesë në momentin e ngjarjes.

Për momentin detajet nuk dihen me saktësi. Shërbimet e emergjencës u thirrën në rezidencën e kryeministrit vetëm pak momente pas orës 13.00 me orën lokale.

Roja i vdekur u gjet nga një koleg që sapo ishte kthyer nga pushimi i drekës, raporton gazeta “Aftonbladet”.

“Nuk ka shenja për një krim. Ne po e hetojmë këtë rast si një vetëvrasje ose si një aksident në kushtet e punës”, ka deklaruar Towe Hagg, një zëdhënës i policisë për agjencinë “Reuters”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA