Siri, grupet e kryengritësve drejt bashkimit

09/11/2012 10:20

Përfaqësuesit e sektorëve të ndryshëm të opozitës siriane deklaruan se kanë bërë progres në gjetjen e një marrëveshje, që do t’i lejojë të formojnë një trup të vetëm udhëheqës.

Ata u shprehën se shpresojnë që të gjejnë një marrëveshje në ditën e dytë të takimit të Dohës.

Shtetet perëndimore dhe ato të Lindjes së Mesme prej kohësh janë duke shtyrë grupet e ndryshme të opozitës që të unikofohen në një front të përbashkët dhe më të efektshëm, për të kundërshtuar Bashar al-Assadin.

Njëkohësisht me të deleguarit e opozitës, në Doha po mbahet edhe një takim i agjensive humanitare, me qëllim diskutimin e mënyrave të ndryshme se si lehtësohen kushtet e mjeruara të jetesës së popullsisë civile në vend.

Në një situatë të tillë, ndikon edhe kufizimi që qeveria siriane ka vendosur ndaj prezencës së agjensive dhe ndihmës së huaj.

Takimi i Dohës vjen në një kohë kur luftimet në vendin me 24 milionë banorë bëhen gjithmonë e më të dhunshme ditë pas dite.

Sipas të dhënave të deritanishme, mbi 35 mijë persona kanë humbur jetën gjatë luftës civile.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA