Komuna e Mitrovicës ka testuar kapacitetet komunale për të parë se si do të bëhet ndërhyrja në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore.

Gjatë së premtes, pjestarë të FSK-së, Policisë së Kosovës, zjarrëfikësit dhe mjekët, reaguan në një situatë të improvizuar të tërmetit që kalonte 3 shkallë të Rihterit.

Në këtë veprim të përbashkët të mbajtur në kompleksin industrial “Trepça” ishte i pranishëm edhe kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati.

Pavarësisht gjendjes së sigurisë në pjesën veriore të Mitrovicës, për shkak të strukturave serbe, Kastrati thotë se janë të gatshëm të ndërhyjnë për të ofruar ndihmë edhe për qytetarët e asaj pjese të Kosovës.

Sipas Kastratit, për fat të mirë deri më tani nuk ka qenë nevoja për ndërhyrje të tilla dhe shpreson që të mos ketë në të vërtetë fatkeqësi të tilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA