Një gjykatë gjermane nisi procesin kundër anëtarëve të një rrjeti neonazist, i cili ndër dekada dyshohet se vrau dhjetë persona, nëntë prej të cilëve emigrantë.
Sulmet e udhëhequra nga Beate Zschaepe, Uwe Mundlos dhe Uwe Boenhardt tronditën vendin me një të shkuar të dhimbshme të nazismit dhe shkaktuan një furtunë dorëheqjesh në instancat e larta të Shërbimeve Sekrete Gjermane dhe policisë së shtetit.
Të tre anëtarët e grupit të vetëquajtur si Rrjeti i Nëndheshëm Nacional Socialist, tashmë përballen me mundësinë e burgimit të përjetshëm.
Mbi ta rëndojnë akuzat e vrasjes së shumëfishtë, krijimit të një organizate terroriste dhe një listë e gjatë me akuza të tjera.
Dy anëtarë të tjetë të grupit mbetën të vrarë, kur u vetvranë pasi policia ishte pranë arrestimit të tyre.
”Anëtarët e RNNS-së planifikuan dhe ekzekutuan veprimet e tyre të përbinshme së bashku. Boenhardt dhe Mundlos realizuan një seri vrasjesh dhe vjedhjesh, ndërsa Zschaepe i ofroi atyre ndihmën e saj duke i dhënë organizatës një pamje normaliteti dhe sjellje brenda normave civile”, deklaroi prokurori i çështjes, në fjalimin e nisjes së gjyqit.
Pas vrasjeve të rrjetit neonazist, ministrant gjermanë aprovuan plane për krijimin e një regjistri kombëtar, për të regjistruar dhe skeduar të gjithë mbështetësit e së djathtës ekstreme.
Top Channel