Birmani, aksident, digjen të gjallë 27 vetë

09/11/2012 16:20

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën në Birmani, si pasojë e flakëve të një sasie të madhe karburanti që ishte derdhur në një stacion treni.

Sipas raportimeve të BBC, treni po udhëtonte nga qyteti qendror i Mandalait drejt Miktinas, në veri të vendit, kur papritur ka dalë nga binarët dhe lënda djegëse që transportonte është derdhur.

Shumë banorë të zonës ku ndodhi aksidenti u mblodhën pranë vendit të ngjarjes për të mbledhur karburantin e derdhur, i cili papritur ka marrë flakë duke i djegur ata të gjallë.

Ndërkohë, Ministria e Informacionit e vendit aziatik ka bërë me dije se 80 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit dhe janë dërguar në spital për mjekime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA