Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, perballe studenteve ka analizuar
disa nga piketat ku do te mbeshtetet programi i ri per Rilindjen e Arsimit dhe mbeshtetjen me te madhe te te rinjve. Reforma e thelle dhe
terresore e ketij sektori, sipas liderit te opozites, eshte elementi
paresor permes te cilit, jo vetem te rritet cilesia, por edhe mundesite
per të gjithe të rinjte.

Duke theksuar se të rinjtë janë e ardhmja e këtij vendi, ndaj dhe do të mbështeten fort nga socialistët, lideri i opozitës pohoi se programi i ri do t’u japë atyre një mbështetje si kurrë më parë. E kjo, siç tha ai, edhe permes futjes se risive teknologjike falas per nxenesit qe ne momentin qe hyjne ne vitin e pare te gjimnazit.

“Për çdo vajzë e djalë, që shumë herë sot nuk e ka mundësinë të blejë libra, nuk e ka mundësinë të ndjekë normalisht shkollën për shkak të kostos së lartë të librave, të ketë në dorë një tablet dhe përmes atij tableti të ndjekë të gjithë procesin e mësimmarrjes e nga ana tjetër përmes atij tableti, vetë shkolla të ndjekë të gjithë procesin e aftësimit të nxënësit”, tha Rama.

Liberalizimi i arsimit privat, duke lejuar hapjen pa kriter te universiteteve eshte nje tjeter mashtrim i madh sipas zotin Rama, qe po tenton te fuse ne kurth shume te rinj te ketij vendi.

“Kjo është një gënjeshtër po aq e madhe, sa gënjeshtra e piramidave e vitit 1997 dhe pasoja e kësaj gënjeshtre është ende më e madhe në kohë se sa pasoja e piramidave të vitit 1997”, tha Rama.

Politikat per punesim do te jene nje tjeter prioritet i theksuar nga Edi Rama per t’i dhene siç tha ai te rinjve mundesine te ndjekin dhe realizojne ambicjet e tyre.

“E për këtë arsye ne kemi domosdoshmërinë që të bashkërendojmë të gjitha përpjekjet dhe masat për reformimin dhe modernizimin e arsimit më përpjekjet dhe masat për transformimin e një mjedisi ku sot ka 1 milionë e më shumë të papunë dhe ku ne besojmë se gjithëkujt mund t’i jepet mundësia për punë, gjithëkujt mund t’i jepet hapësira që me dijet e veta, me aftësitë e veta të punojë dhe të realizojë ambicjet përmes punës”, tha Rama.

Zgjedhjet ishin nje tjeter pike ku kryesocialisti u ndal per te theksuar se ato duhet me ne fund te marrin formen qe duhet te kene si ne çdo vend tjeter, ku nese Qeveria nuk ploteson pritshmerite, atehere duhet te largohet dhe te vije tjetra. E keto sipas zotit Rama duhet te vetekonsiderohen e te jene sherbetore te qytetareve e jo te mashtrojne e vjedhin ne kurriz te tyre.

Top Channel