
Në zgjedhjet e ardhshme opozita do të jetë në një koalicion të madh për
të rrëzuar qeverisjes, të cilën në emisionin ‘Top Story’, Edi Rama e
cilësoi një regjim.
Kryetari i Partise Socialiste ishte i ftuar ne kete emision, ku ai tregoi ne lidhje me strategjine politike ne prag te zgjedhjeve te pergjithshme. I pyetur per ndonje aleance te mundshme me forcat e reja politike, siç eshte edhe partia e drejtuar nga ish-presidenti Topi, Rama tha se eshte nevoje urgjente krijimi i një koalicioni te gjere opozitar.
“Unë e quaj krijimin e një fronti opozitar, një nevojë historike dhe nga ana tjetër jam i bindur se shumica dërrmuese e shqiptarëve, duke e ndjerë këtë nevojë historike dhe duke kuptuar që ky është momenti për të bërë një zgjedhje të qartë do ta bëjnë këtë dhe besoj se nuk do të tundohen për rrugën e mesme, e cila në vitin 2009 la në mes të rrugës shumë njerëz, që votën e çuan për të bërë një gjë dhe me votën e tyre u bë një gjë krejt tjeter, madje krejt e kundërta e arsyeve pse ata e dhanë votën. I referohem absolutisht LSI-së”, tha Rama
Ndërsa ka shpjeguar detajet e programit politik dhe ekonomik te Partise Socialiste, Rama tha se ne kete program reflektohen idete e fushates se Barack Obama-s. Rama shpjegoi se heqja e takses se biznesit te vogel do ta çliroje nje numer shume te madh njerezisht te vetepunesuar qe me veshtiresi sigurojne jetesen. Nderkohe qe shpjegoi se taksimi progresiv per biznesin e madh nuk do te jete barre, por do t’i çliroje keto biznese nga kostot e korrupsionit dhe gjobat e pakuptimta te administrates aktuale tatimore.
Rama u ndaj edhe ne çeshtjen e ish te perndjekurve politike, ndersa ka folur per Lirak Bejkon, grevistin qe u vetesakrifikua. Rama premtoi kompensimin e shpejte te kesaj shtrese.
“Çdo i burgosur politik mbi moshën 75 vjeç do të dëmshpërblehet plotësisht qe në vitin e parë të qeverisjes sone dhe duke duke shkuar me tutje në dhënien falas të çdo shërbimi publik për ish të burgosurit politikë”, tha Rama.
Duke ju kthyer klimes politike, Rama permendi se per socialistet eshte thelbesore zbatimi i vendimeve te gjykatave edhe asaj te larte ne lidhje me ngerçin politik qe eshte krijuar per qarkun e Fierit.
Top Channel