Ofertës qe kreu i qeverisë propozoi një ditë më parë si zgjidhje për zhbllokimin e situatës në Qarkun Fier, opozita iu përgjigj në Parlament se është antikushtetuese dhe antiligjore.
Gramoz Ruci tha se ky propozim që kreu i qeverisë artikulon si oferte të re, është në fakt ajo që Partia Demokratike bëri pak kohë më parë në Këshillin e Qarkut Fier.
Pasi anëtarët ishin certifikuar nga prefekti, Partia Demokratike kërkoi mocion në Këshill.
”Në bazë të legjislacionit shqiptar, ky propozim thyen lirinë dhe të drejtën e të zgjedhurit, pasi nuk ka mocion për të zgjedhurit. Pikërisht ky mocion mosbesimi që keni bërë për këshilltarët u rrëzua në gjykatë dhe gjykata shprehet, gjithashtu në apelin ka thënë stop, pasi propozimi është antikushtetues dhe antiligjor”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.
”Neni 32 i qeverisjes vendore, i njeh këshillave të komunave dhe bashkisë, të drejtën për dhënien dhe heqjen e mandatit. Një mocion mund të ngrihet ndaj kujtdo, çdo forum i zgjedhur mbi tokë nuk ka të drejtën e mocionit. E gjithë kjo bëhet vetëm në interesin tuaj për të bllokuar integrimin e vendit”, akuzoi kryeministri Sali Berisha.
”Qëndrimi ynë nuk lidhet vetëm me Fierin, por mbi të gjitha në raportin me ligjin që ka kjo qeveri. Nuk mund të bëjmë pakt për të shkelur kushtetutën”, u kundërpërgjigj Ruçi.
Përpos mosndryshimit të qëndrimeve për Qarkun Fier që është vendosur nga opozita si kusht për ligjet me 3/5, nga kjo seancë gjithashtu u përforcua konflikti për reformen parlamentare, një tjetër kusht ky për statusin.
Kryeministri Berisha tha se nuk nuk ka mundesi t’i lihet kohe e barabarte e diskutimit kreut te mazhorances dhe opozites ne Kuvend, pasi ne te kundert krijohen, siç tha ai, dy kryeministra ne Parlament.
Koha e diskutimit ne Parlament eshte e vetmja pikë qe po mban te bllokuar kete reforme.
Top Channel