
Kryetari i Partisë Socialiste të rrethit të Tiranës Pjerin Ndreu, si dhe
këshilltarë të PS në Këshillin Bashkiak në Kamëz kanë denoncuar
veprimet e kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i cili me
rastin e shpalljes se Pavarësise ka vendosur ne rruge bashke me flamurin
kombetar, edhe flamuj te Partise Demokratike.
“Nën maskën e vendosjes së flamujve me rastin e festës së Pavarësisë, siç e shikoni flamuri i PD-së ka dalë mbi flamurin kombëtar, çka ne e quajmë jo vetëm veprim të paligjshëm, por edhe një fyerje të dinjitetit dhe flamurit kombëtar. Në emër të PS të rrethit Tiranë, ne emër të PS të Kamzës i bëjmë thirrje Xhelal Mziut të veprojë menjëherë me heqjen e flamujve politikë dhe të mos ndosë me tej festën Kombëtare, përndryshe ne do të thërrasim në nje reagim qytetar banorët e Kamzës për të hequr flamujt”, tha Ndreu.
Ndreu dhe keshilltaret socialiste në Kamëz insistojne ne heqjen e flamujve te Partise Demokratike, pasi ne kete 100-vjetor te shpalljes së Pavarsise, nuk mund te ngaterrohen simbolet kombetare me simbolet partiake.
Top Channel