Inaugurimi i rindërtimit të rrjetit të Ujësjellësit për zonën e plazhit
në Durrës, që bën të mundur furnizimin me ujë pa ndërprerje për 15 mijë
familje ka marre profilin e një takimi elektoral dhe platforma per
zgjedhjet e ardhshme të qershorit po zë vend gjithnjë e më shume në
takimet publike të Kryeministrit Sali Berisha.

Dhe motoja qe po mbizoteron fjalimet e kryeministrit per nje mandat te tjeter qeverises eshte bashkimi i shqiptareve  rreth projektit te Shqiperise vend i zhvilluar, me rruge moderne, me rroga dhe pensione me te larta, per te cilet Kryeministri premtoi se do te rriten serish.  

“Ne ecim drejt zgjedhjeve të ardhshme, pasi trokasim në çdo zemër e çdo mendje, si gratë e burrat që kemi mbajtur fjalën, si njerëzit që do të flasim me vepra e jo me fjale boshe. Kudo që shkojmë, ne flasim e do të flasim për vendet e punës, qëllimin tonë më madhor. Ne kudo që shkojmë nuk ofrojmë fjalë boshe e slogane, por shkolla të reja, ujësjellës të rinj, kanalizime të reja, biznese të reja, ofrojmë tërheqje të bizneseve të huaja, ofrojmë hidrocentrale të reja të ndërtuara në të katër anët e vendit, Këto do të jenë ofertat tona për katër vitet që vijnë, sepse këto janë edhe nevojat më të ngutshme, më të ndjeshme të qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

Gjate gjthe fjalimit te tij, kryeministri Berisha u perqendrua tek ato qe i konsideron pika te forta te dy mandateve te qeverisjes, duke nisur nga anetaresimi i vendit ne NATO, liberalizimi i vizave, ruajtjen e rritjes ekonomike ne kohen e krizes globale, hapjen e vendeve te reja te punes.  Sipas tij alternativat qe paraqiten shqiptareve jane ajo e te shkuares, qe nuk ka ne themel interesat e shqiptareve, me te cilen Kryeministri identifikoi Edi Ramen dhe alternativa e ndryshimit dhe e zhvillimit, ku eshte bere pjese çdo qytetar, me te cilen identifikoi qeverisjen e tij.

“Zoti Rama, këto vite u faktove shqiptarëve se filozofia dhe praktika jote e vetme është është politika e bllokimit. Por politika e bllokimit, e cila mori ndëshkimin e vet në zgjedhjet e vitit 2011, sërish do të përballet në qershorin që vjen, me politikën e ndërtimit,  me vizionin e ndryshimit. Ne do të vazhdojmë të ulim taksat, siç i  kemi ulur. Ne do të vazhdojmë krijimin e vendeve të punës. Ne do të vazhdojmë dyfishimin e bizneseve, siç i kemi dyfishuar. Ne kemi shënuar ndryshimet më të mëdha në historinë e këtij vendi. E vërteta është se ne jemi ndryshimi. Ndaj edhe ne jemi të vendosur të vazhdojmë këtë ndryshim, jemi të vendosur që në katër vitet që vijnë të finalizojmë projektin tonë: Shqipëria Europiane, Shqipëria e zhvilluar”, tha Berisha.

Top Channel