Në nje prej seancave më të tensionuara në historinë e tij,Parlamenti
grek ka votuar në mesnatën e së mërkurës me 153 vota pro, paketën me
reformat administrative dhe masat e ashpra financiare me vlerë prej gati
19 miliardë euro për katër vitet e ardhshme, si kusht për të marrë
këstin e ndihmës prej kreditorëve te huaj.

Kunder kane votuar 128 deputete,18 kane deklaruar “te pranishem” dhe nje ka munguar. Miratimi i projektligjit ka treguar edhe njehere dobesine e qeverise se koalicionit trepartiak, qe mbante 177 vende ne parlamentin 300 vendesh.

Menjehere pas votimit kryesocialisti Venizellos ka perjashtuar nga PASOK gjashte deputete qe nuk aprovuan projektligjin ,ndersa edhe kryeministri Samaras ka perjashtuar nje deputet te Demokracise se Re per te njejten arsye. Ne fjalimin e tij para trupes parlamentare Samaras ka deklaruar se masat jane te domosdoshme per ekzistencen e vendit ne Eurozone, perndryshe Greqia do te rikthehej tek dhrahmia.

“Nëse Greqia kembengul do të dalë nga kjo krizë. Ajo do të fitojë këtë bast. Shpresen per nje Greqi te tille dua qe ta firmosim sonte, të gjithë ne së bashku. Të gjithë ne së bashku mund të bëjmë atë. Kjo është ajo që unë kërkoj, asgjë më shumë e asgjë më pak”, tha Kryeministri Samaras.

Nga ana e tij kreu i opozites SYRIZA Aleksis Tsipras ka akuzuar koalicionin Qeverises se projektligji do te sjelle me shume recension dhe se keto masa te ashpra ne kurriz te popullit nuk do te jene te fundit.

“Unë pyes veten se si është e mundur që gjithë Europa te flase per nje program qe nuk eshte rezultativ dhe vetem ju dhe znj Merkel këmbëngulni se do te kete rezultate pozitive”, tha Tsipras.

Projektligji ne fjale qe u soll per t’u votuar me nje nen te vetem, megjithese u referohej ne 750 faqe, dhjetera reformave administrative dhe amendamenteve ligjore, permbante pervec te tjerash reduktime pagash e pensionesh,heqjen e perfitimeve shtese, pushime nga puna ne sektorin shteteror,rritjen e moshes se pensionit ne 67 vjec,shkurtime ne buxhetet e sektoreve te shendetsise dhe arsimit.

Sipas kryeministrit Samaras Greqia ka bere tashme nje hap te sigurt drejt marrjes se kestit te ndihmes prej 31.5 miliard euro qe do i jape nje frymemarrje tjeter vendit dhe do largoje njehere e pergjithmone rete e zeza te falimentimit.

Me heret mbi 100000 vete kane protestuar para Parlamentit ndaj masave te ashpra te qeverise ,por pas disa konfrontimeve me forcat policore jane shperndare. Seanca e votimit eshte ndjekur me interes te jashtezakonshem nga dhjetera rrjete televizive te huaja dhe agjenci nderkombetare lajmesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA