Sfidat globale të Obamas

07/11/2012 00:00

Në fjalimin e fitores, Obama u tha amerikanëve se 10 vjet luftë po përfundojnë, por trazirat në Lindjen e Mesme nënkuptojnë se aksioni ushtarak, e mbase edhe konflikte të reja, do të zënë sërish vend në axhendën e tij.

Lufta civile ne Siri ka nisur te preke vendet fqinje dhe gjate mandatit te dyte, Obama pritet te autorizoje me shume mbeshtetje per rebelet, ama jo nderhyrje te Shteteve te Bashkuara.

Edhe me i rendesishem do te jete vendimi qe duhet marre per Iranin. Nese deri veren qe vjen, Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tyre kyçe ende besojne se Irani mund te prodhoje arme berthamore, pavaresisht te gjithe bisedimeve e sanksioneve, Obames do t’i duhet te dale me nje qendrim te qarte nese do t`i sulmoje apo jo impiantet berthamore te Republikes Islamike, apo do te zgjedhe ne vend te kesaj t’i jape Izraelit driten jeshile per lufte.

Amerika duhet te ndertoje marredhenie te reja me vendet arabe qe kane zgjedhur lidere politike islamike, e te pergjigjet nese protestat vazhdojne te perhapen duke prekur edhe aleatet e saj te rajonit te Gjirit. Nje tjeter krize e vonuar izraelito-palestineze mund te shpertheje, e ndoshta, kur kjo te ndodhe, Obama do te tundohet te riperterije perpjekjet per paqe qe i braktisi gjate mandatit te pare.

Pas cdo vendimi do te qendroje ideja se pavaresisht pushtetit te saj te jashtezakonshem ushtarak, ndikimi politik i Amerikes ne Lindjen e Mesme eshte ne renie. Lideret e vjeter te qendrueshem autoritare jane rrezuar dhe brezi i ri qe po merr freret e pushtetit, i sheh Shtetet e Bashkuara si kundershtare, e jo si mike.

Per Europen, fitorja e Obames vjen me nje ndjesi lehtesimi. Sondazhet e opinionit gjithmone kane treguar se nje epersi popullaritetit te tij ndaj Romneyt ne mbare kontinentin, ndersa per shume qeveri, vazhdimesia e nje linje qeverisjeje ne Uashington mbetet me e mire se ndryshimi.

BE-ja nga ana e saj ka punuar ngushtesisht me administraten e Obames per nje sere ceshtjesh te politikes se jashtme, sidomos Iranin dhe triumfi i tij nenkupton se nuk do te kete ndryshime dramatike kursi. Fitorja e tij vjen vetem nje dite perpara fillimit te ndryshimit te lidershipit ne Kine, i cili ndodh nje here ne 10 vjet, ndaj udheheqesit e vendit komunist tani jane me shume te fokusuar se cfare ndodh brenda kufijve.

Sidoqofte, Pekinin e shqeteson nje rikthkim i “boshtit strategjik” te Obames ne Azi. Ne Afganistan, gjerat shihen ne prizmin e permbylljes se misionit luftarak te udhehequr nga Shtetet e Bashkuara, dhe ndryshimi i komandatit te forcave te armatosura ne Amerike pak do te ndikonte tek politikat e ndjekura ne kete rast.

Ushtria pakistaneze nderkohe, qe kontrollon edhe forcat e sigurise kombetare, tradicionalisht eshte ndjere me mire me republikanet. Lideret demokrate gjithmone kane pasur tendencen t`i ftohin marredheniet me te. Rusia nga ana tjeter, e priti me nje entuziazem te kujdesshem lajmin e fitores se Obames. Moska ndihet me e afert me te, ka bashkepunuar per kater vjet dhe ne fund te fundit, Obama eshte njeriu qe i dha shtyse te relatave mes dy vendeve, megjithate kjo nuk do te thote se do te behen miq te mire.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB