Në arenë konfrontimesh është zhndërruar sheshi Sintagma para parlamentit grek ku mbi 100.000 qytetarë ishin mbledhur për të protestuar qysh prej orës 5 të pasditës për paketën e masave të ashpra financiare që po diskutohen dhe do të votohen në mbrëmjen e së mërkurës.

Pas sulmeve me bomba molotov që kanë hedhur disa protestues ndaj forcave të policisë këto të fundit janë përgjigjur me bomba me gaz lotsjellës dhe me anë të makinës së ujit me presion për të shpërndarë demostruesit.

Por edhe brenda ne salle mbizoteron prej mesdites nje situate e tensionuar per arsye te replikave te ashpra midis deputeteve te tre partive qeveritare  dhe te atyre te opozites. Me interes te jashtezakonshem mediat e huaj transmetojne me reportazhe direkt zhvillimet ne parlamentit grek ku eshte hedhur ne menyre urgjente per miratim ne nje nen te vetem projektligji i te ashtuquajturit “Memorandumi 3 i Ndihmes” pavaresisht se perbehet nga 756 faqe me reforma administrative dhe masa financiare qe prekin kryesisht shtresen e varfer dhe te mesme te popullsise.

Midis te tjerash reduktime te reja nga 5 deri ne 15% te pensioneve,te pagave te sektorit shteteror dhe atij privat ,heqjen perfundimtare te perfitimeve shtese, rritjen nga 65 ne 67 vjet te moshes se pensionit per te gjithe,pushimin nga puna te 27000 nenpunesve shteterore deri ne fund te 2013, reduktime te ndjeshme ne sektoret e shendetsise dhe arsimit,rritjen e re te taksave.

Kryeministri grek u ka bere thirrje te gjithe deputeteve qe te aprovojne masat e dhimbshme ,pasi ne rast te kundert vendi shkon drejt katastrofes.Por duket se vetem rreth 154 nga 177 deputete e koalcionit trepartiak ne parlamentin 300 vendesh pritet te votojne pro,nje shenje e qarte kjo e klimes qe mbizoteron.

Ky votim do te pasohet nga ai I se djeles per projektbuxhetin e vitit 2013 dhe te dyja se bashku pritet qe te jene edhe nje votebesim I ri per qeverine Samaras ne momentin me te veshtire te saj.Ne se ne te dy rastet votohet pro, Greqia ka shume gjasa  te marre ne 12 nentor driten jeshile nga samiti I ministrave te eurozones, per levrimin e kestit prej 31.5 miliard euro shumica e te cilit shkon per rikapitalizimin e bankave te vendit.

Sot komisioni europian ka deklaruar se Greqia mund te dale me heret nga recensioni shumevjecar I ekonomise se saj ,ne gjashtemujorin e pare te vitit 2014  me nje ritem zhvillimi prej 0,6%. Por sic  ka theksuar komisioneri per ekonomine Olli Rehn cdo gje varet se si do te votoje Athina.

Top Channel