Indi-Kanada, finalizohet marrëveshja nukleare
07/11/2012 02:44
Me implementimin e saj, marrëveshja do t’i japë një fuqizim planeve të Indisë për të rritur kapacitetet e saj nukleare, në mënyrë që të plotësojë kërkesat në rritje për energji.
Marrëveshja u arrit në 2010-n, por ka patur disa pika ndarjeje në lidhje me supervizionin e përdorimit të uraniumit në Indi.
Kanadaja kishte ndalur tregtimin e materialeve nukleare me Indinë, që prej 1976-s.
“Kanadaja, me rezervat e saj të shumta dhe të cilësisë së lartë të uraniumit, mund të bëhet një furnizues i rëndësishëm për programin nuklear të Indisë”, thanë kryeministri indian, Manmohan Singh, dhe ai kanadez, Stephen Harper, në një deklaratë të përbashkët.
Top Channel