Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi E gjithë bota është zgjuar të mërkurën me lajmin për fitoren e Barack Obamas në krye të Shtëpisë së Bardhë, në Kenia ishte dikush që u gëzua më shumë se kushdo për triumfin e tij.
Gjyshja nga babai e liderit amerikan, Sarah Obama ka organizuar së bashku me banorët e fshatit Kogelo një aktivitet festiv me këngë dhe kërcime në nder të fitores së nipit.
E pyetur nëse e kanë shqetësuar raportimet se sfiduesi republikan Mitt Romney mund të fitonte ajo u shpreh se fshati Kogel, ku ka lindur babai i Obamas, ka ndjekur me vëmendje përmes televizioneve të gjitha zhvillimet dhe kur u mor vesh lajmi i fitores nisi festa.
Kur Obama mori mandatin e parë si president i SHBA-së, Kogelo ishte një fshat i vogël i izoluar dhe i panjohur, por më pas u ndërtuan rrugë dhe linja elektrike. Tashmë me rizgjedhjen e tij, banorët e fshatit shpresojnë për më shumë zhvillim.
Top Channel