Një plan i ri është zbuluar për të luftuar dhunën në qytetin më të madh brazilian, Sao Paulo. Më shumë se 90 agjentë policie janë vrarë në këtë qytet që nga fillimi i vitit, shumica e të cilëve nga banda që e quan veten Komanda e Parë e Kryeqytetit.
Masat e reja përfshijnë transferimin e të burgosurve në burgje më të sigurta pasi sipas policisë, anëtarët e burgosur të bandave i planifikojnë sulmet nga brenda hekurave.
Ministri i Drejtësisë, Jose Eduardo Cardozo, lajmëroi krijimin e një qendre policie që do të koordinojë punën e forcave të shtetit dhe atyre federale. Edhe pse në lagjet e Sao Paulos dhuna është gjithmonë e më shumë në rritje, qeveria e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të ushtrisë atje.
Cardozo theksoi se 160 mijë agjentët e policisë janë të mjaftueshëm në luftën ndaj krimit të organizuar.
Top Channel