9 aktivistë turq ndërruan jetë, kur komandot izraelitë u ngjitën në bordin e anijes “Mavi Marmara”, e cila u përpoq të thyente bllokadën detare të Izraelit në rripin e Gazës.
Mësymja e anijes solli një përçarje të madhe në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit. Nëse 4 komandot shpallen fajtor, gjykata do të lëshojë një mandat arresti për ta.
“Mavi Marmara” kishte mbi të 600 aktiviste pro-palestinezë dhe po kalonte përmes rripit të Gazës, kur u pengua nga marina izraelite në ujra ndërkombëtare, në maj 2010.
Izraeli këmbëngull se komandot e saj vepruan për vetëmbrojtje, pasi u sulmuan nga aktivistët turq mbi anije.
Një hetim i Kombeve të Bashkuara rezultoi se bllokada në Gaza ishte “një masë sigurie ligjitime” dhe se forcat izraelite hasën “një rezistencë domethënëse, të organizuar dhe të dhunshme”, kur u ngjitën në bord.
Gjithsesi, pas këtij hetimi, u tha se vendimi i Izraelit për t’u ngjitur në anije dhe përdorimi i një force të konsiderueshme ishte “i tepërt dhe i paarsyeshëm”.
Izraeli, i cili ndërmorri hetimet e tij në këtë aksident, shprehu keqardhjen për humbjen e jetëve.
Në maj, prokurorët turq akuzuan 4 komandot izraelitë të dalë në pension. Mes akuzave janë “nxitja e vrasjeve mizore apo torturimi”.
Top Channel