Autoritetet kroate kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të gradës së
parë përgjatë lumit Drava, në veri të vendit, nga rreziku i përmbytjeve
të shkaktuara nga shirat e dendura dhe lumi i tejmbushur.

Gjatë natës mbrojtja civile ka evakuar rreth 3 mijë persona dhe sipas zyrtarëve bëhet fjalë për mbushjen më të madhe të lumit Drava në 50 vitet e fundit.

Gjithashtu, rrezik përbën edhe mbushja nga reshjet e lumit Sava që përshkon kryeqytetin Zagreb, njoftojnë burimet zyrtare.

Ndërkohë, gjendje e jashtëzakonshme e rrezikut maksimal është shpallur mbrëmjen e së hënës edhe në Slloveni, ku rreth 300 shtëpi janë mbuluar nga uji.

Vala e motit të keq ka bërë gjithashtu që përrenj e lumenj të tejmbushjen duke rrezikuar zonat e banuara pranë të cilave ndodhen. Për këtë arsye, autoritetet kanë planifikuar evakuime.

Top Channel