Përse amerikanët votojnë të martën?

06/11/2012 17:00

Që prej vitit 1845, amerikanët votojnë ditën e martë për të zgjedhur presidentin e tyre, një traditë që është unike në të gjithë botën.

Në pothuajse të gjitha shtetet, është e shtuna, e diela ose te dyja ditet bashke periudha në të cilën zgjidhet të votohet, por pavarësisht ndryshimit të kohërave, SHBA vazhdon të respektojë këtë traditë tashmë 160-vjeçare, qe i ka rrenjet ne jeten e dikurshme bujqesore.

Në kohën kur u zgjodh e marta, shumica e amerikanëve jetonin në zonat rurale dhe zakonisht, për të shkuar deri në një qendër votimi ishte e domosdoshme që të përshkroje distanca të gjata.

Megjithatë, shumë pak ishin të gatshëm të sakrifikonin shkuarjen në kishë për meshën e së dielës, prandaj nëse votimet do të mbaheshin këtë ditë, pjesëmarrja pritej të ishte tejet e ulët.

Si rrjedhojë, u vendos se e marta e parë e nëntorit do të ishte data më e përshtatshme. Nga ana tjetër, nëntori u zgjodh në mënyrë që fermerët të kishin mbaruar të korrat, por përpara se koha të përkeqësohej aq sa udhëtimet për në qendrat e votimit të bëheshin pothuajse të pamundura.

Ndër vite, debati mbi ndryshimin e kësaj tradite ka qenë i vazhdueshëm, lidhur edhe me pjesëmarrjet që në dekadat e fundit, janë luhatur midis 50-60% të popullsisë.

Megjithatë, mbështetësit e së martës së votimeve, argumentojnë se në një epokë të votave online, atyre me postë apo votave të parakohshme, ndryshimi i ditës nuk është i domosdoshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA