OKB, ndihmë ushqimore për Kubën

06/11/2012 18:50

Programi i Ushqimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nisi lëvrimin e ndihmave ushqimore në ishullin e Kubës, pasi uragani “Sandy” shkaktoi shkatërrime masive.

Sipas OKB-së, shkatërrimet e shkaktuara nga uragani në shtetin komunist ishin më të rëndat në 50 vjet.

Programi i Ushqimit lëshoi gjithashtu një apel për të grumbulluar 20 milionë dollarë më shumë për të ndihmuar 425 mijë haitianë të prekur nga stuhia.

“Sandy” shkaktoi dëmtime të rënda në infrastrukturë, të mbjella dhe gjënë e gjallë në shtetet e Karaibeve, përpara se të godiste brigjet lindore amerikane me një fuqi të shtuar.

Aktualisht, shumica e Kubës vazhdon të jetë pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të gjerë të rrjetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA