Malmstrom: Miratoni ligjet e integrimit

06/11/2012 00:00

Komisionerja Europiane për Çështjet e Brendshme Cecilia Malmstrom kërkoi
në Tiranë miratimin e tre ligjeve, që vazhdojnë të mbeten pezull, por
që janë kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në
Bashkimin Europian.

Komisionerja Malmstrom, e cila u takua me kryeministrin Sali Berisha, shprehu te gjthe mbeshtetjen e Komisionit Europian per arritjet e Shqiperise, te cilat u njohen edhe ne rekomandimin qe beri Komisioni Europian ne tetor.
Por zonja Malmstrom, sic ben te ditur njoftimi zyrtar i Keshillit te Ministrave, eshte shprehur ne takimin me Kryeministrin se “për miratimin e ligjeve të lidhura me integrimin, përfshi edhe tre ligjet e kërkuara në raportin e Komisionit Europian, duhet të japin kontributin e tyre të gjitha forcat politike në parlament”.

Komisionerja Europiane per Çeshtjet e Brendshme ka theksuar se “miratimi i ketye tre ligjeve me shumice te cilesuar nuk i shërben vetëm qeverisë, por qytetarëve shqiptarë dhe projektit të tyre të integrimit në Bashkimin Europian”.

Persa i perket zgjedhjeve te ardhshme, Kryeministri Berisha ka siguruar Komisioneren Malmstrom se qeveria e tij do te beje gjithcka per nje proces zgjedhor te lire e te ndershem. Duke vene ne dukje kerkesen per dergimin e nje numri sa me te madh te vezhguesve ne zgjedhje, Kryeministri Berisha shprehu besimin se partite politike shqiptare do te tregojne vullnet te forte per zbatimin e Kodit Konsensual Zgjedhor, ne menyre qe zgjedhjet e qershorit te ardhshem te arrijne standardet me te larta nderkombetare.

Top Channel