Tragjike në Itali/ Ishin duke bërë ski, dy alpinistët humbin jetën, dyshohet se…
Ekonomia ishte fjala kyç e fushatës presidenciale ne Shtetet e
Bashkuara. Kjo nuk është befasuese kur janë mbi 20 milione persona të
papunë, disa prej te cileve punojnë më pak orë se çdo të dëshironin.
Por sa e keqe eshte gjendja qe po kalon ekonomia amerikane dhe si krahasohet ajo me ate te vendeve te zhvilluar? Po të referohesh historise se Shteteve të Bashkuara, episodi i fundit, pra periudha aktuale është e varfër. Nëse behet një krahasim në rang ndërkombëtar atehere përgjigjia është: “Shumë herë më mire se Europa”.
Duke iu referuar te ardhurave ne total te GDP apo Produktit te Brendshem Bruto, Shtetet e Bashkuara e rimoren veten nga humbjet që u shenuan gjatë recesionit. Të dhenat e fundit, për tremujorin e trete te ketij viti tregojne se GDP-ja eshte 2.2 % mbi kulmin e shenuar ne periudhen para-recesionit.
Ndryshe nga cfare po ndodh ne Japoni apo pjesen me te madhe te Europes, eurozones si nje e tere- ku vendet po perpiqen te kapin nivelet e para-recesionit. Brenda hapësires se Euros, tre nga ekonomite me te medha, Franca, Italia dhe Spanja nuk e kane mbyllur ende hendekun, as Britania e Madhe qe ndodhet jashte Eurozones.
I vetmi shtet qe ia ka dale eshte Gjermania. Duket me pak impresionuese nëse shohim GDP-së apo Produkti i Brendshem Bruto per fryme ne Shtetet e Bashkuara.Popullsia është rritur me 3.8 %, çka është më shumë se rritja e GDP-se dhe kjo do te thote se te ardhurat per fryme jane me te ulta se ne pikun e periudhes para-recesionit.
Kjo reflekton faktin se megjithese ekonomia amerikane nisi te shenoje rritjen ne gjysmen e dyte te 2009, kjo nuk ka qene e forte. Tregu i punes eshte ende anemik, me pak te punesuar, nga koha kur presidenti Barak Obama mori detyren. Ekziston nje debat i forte per arsyet ketij perfundimi zhgenjyes. Njera pale thote se ishte pasoje e krizes se rende financiare qe shkaktoi recesionin, ndersa tjeter fajeson politikat e administrates Obama. Sipas disa eksperteve politikat per taksat dhe ato rregulluese te presidentit demokrat nuk kane bere gje tjeter vecse kane frenuar sherimin e ekonomise dhe hapjen e vendeve te punes.
Top Channel