Banorët serbë në fshatin Rudar të Leposaviçit kanë protestuar mëngjesin e
së martës, duke bllokuar rrugën që lidh këtë komunë me Mitrovicën.

Sipas raportimeve të “RTK”, banorët serbë kanë kërkuar lirimin e Sllavolub Joviç, një eksponent i krimit të organizuar që u arrestua javën e kaluar nga uniformat serbe.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka deklaruar se protesta ka qenë e qetë dhe pas një ore protestuesit janë shpërndarë duke mos cënuar situatën e sigurisë.

Sllobodan Joviç, i njohur ndryshe me nofkën “Pagi”, konsiderohej si një ndër drejtuesit kryesorë të strukturave paralele serbe në veri të Kosovës.

Gjithashtu, ai dyshohet edhe për organizimin e protestave të dhunshme, nga të cilat më herët gjatë vitit u plagosën disa ushtarë gjermanë dhe austriakë të KFOR-it.

Arrestimin e tij në territorin kosovar nga agjentët serbë, autoritetet kosovare e cilësuan si një rast pengmarrjeje dhe cënim të integritetit territorial.

Top Channel