
Ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby ka deklaruar se politika e
Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit nuk do të ndryshojë, cilido që të
zgjidhet president.
“Interesat e SHBA nuk do të ndryshojnë. Neve na intereson stabiliteti në rajon dhe do të donim të shihnim zgjidhje në të cilat do të përfshihej edhe Kosova”, ka thënë Kirby për një portal serb.
Ambasadori ka vlerësuar se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës duhet të arrihet në një mënyrë që do të linte të kënaqura të dyja palët.
Zoty Kirby ka përsëritur qëndrimin e Uashingtonit se Kosova tashmë është një shtet i pavarur që duhet të anëtarësohet në OKB, qoftë edhe pa e njohur Serbia.
“Supozoj se Kosova do të bëhet anëtare e OKB-së, ndërsa Serbia duhet të gjejë një mënyrë që të jetojë me këtë”, ka thënë ambasadori Kirby.
Top Channel