Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje një trafikant droge nga Birmania,
për vrasjen e 13 marinarëve kinezë në lumin Mekong, bën të ditur media
shtetërore.
Naw Kham ishte ekstraduar në Kinë në muajin maj për t’u gjykuar në lidhje me vrasjet. Tre anëtarë të grupit të tij janë dënuar gjithashtu me vdekje, ndërsa dy të tjerë janë burgosur nga gjykata në Kunming.
Të 13 marinarët kinezë u gjetën të vdekur në dy anije kineze mallrash në anën tajlandeze të lumit Mekong në tetor të 2011-ës.
Autoritetet thanë se dy anijet ishin sulmuar më 5 tetor teksa po lundronin në Trekëndëshin e Artë, ku takohen kufijtë e Laosit, Birmanisë dhe Tajlandës.
Të gjashtë personat u akuzuan për “vrasje ndërkombëtare, trafik droge, pengmarrje personi dhe anijesh”, raporton agjencia e lajmeve “Xinhua”.
Ende nuk dihet me saktësi kombësia e të pandehurve, të cilët kanë paralajmëruar se do ta apelojnë vendimin, bën të ditur burimi mediatik.
Naw Kham është cilësuar si një lord lufte nga shteti i Shanit dhe mendohet të jetë në krye të një rrjeti droge në Trekëndëshin e Artë.
Ndërkohë, nëntë ushtarë tajlandezë janë konsideruar si të dyshuar në këtë çështje, një pjesë e të cilës mbetet e pazbardhur.
Vrasjet shkaktuan irritim në mbarë Kinën dhe nxitën Pekinin që të dërgonte një varkë ushtarake për të patrulluar ujërat e Mekongut.
Top Channel