Irak, autobomba vret 27 persona

06/11/2012 16:00

Të paktën 27 persona mbetën të vrarë nga një autobombë, e cila shpërtheu në hyrjen e një baze ushtarake pranë Bagdadit, në Irak.

Lajmi u konfirmua nga burime policore dhe mjekësore.

Mbi 40 persona të tjerë mbetën të plagosur, në shpërthimin e ndodhur në mesditë në kazermën e Tajit, rreth 25 kilometra prej kryeqytetit.

Shënjestër e sulmit ishin rekrutët e rinj, të grumbulluar në kazermën në fjalë.

Ndonëse ngjarjet terroriste dhe dhuna në vend janë nën rekordit e vitit 2006-07, tërheqja përfundimtare e ushtrisë amerikane dhe aleatëve në dhjetor 2011 po shkaktojnë shumë përçarje dhe pasiguri në vend.

Ditën e hënë, shpërthimi i dy autobombave në Bagdad i mori jetën katër personave dhe plagosi 16 të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA