Gara, më e ngushta në historinë e SHBA

06/11/2012 00:00

Viti 2012 do të mbahet mend për një prej garave presidenciale më të
ngushta në historinë amerikane, me demokratin Barack Obama dhe sfiduesin
republikan Mitt Romney, koke me koke ne sondazhe.

Ne SHBA, fituesi nuk ka nevoje te fitoje voten kombëtare popullore. Per t’u bere president kandidati duhet te siguroje 270 nga 538 votat Kolegjiale Elektorale nga secili shtet, kjo ne varesi te faktit se sa pjesëtare te Dhomes se Perfaqesueseve dhe senatore kane ne Kongres. Ne nje gare te tille kaq te ngushte, fokusi eshte tek te ashtuquajturat shtetet e luhatura, qe nuk kane shfaqur dominance ne preferencat e tyre. E megjithate ne historine e gjate amerikane, numerohen raste te tjera te nje gare te ngushte mes kandidateve.

E tille ka qene ajo mes Wilson dhe Charles Hughes ne vitin 1916. Ndersa Europa ishte e perfshire nga Lufta e Pare Boterore presidenti demokrat Wilson zhvilloi fushaten e tij me sloganin ‘Ai na mbajti jashte luftes’. Wilson fitoi me nje diference fare te vogel ndaj kandidatit republikan gjykatesit Charles Evans Hughes. Diferencen e beri shteti i Kalifornise. Wilson triumfoi me 49.2 perqind te votave popullore dhe 277 vota kolegjiale elektorale.

Gara mes demokratit katolik Xhon Kenedit dhe republikanit Ricard Nikson ne vitin 1960 ishte gjithashtu nje nder me te ngushtat ne histori.

Nikson, zëvendëspresident i presidentit ne largim Duajt Eisenauer zhvilloi fushaten ne te 50 shtetet per te fituar Shtepine e Bardhe. Gara ishte kompetitive ne 20 shtete ku perqinja e fitores per secilin kandidatet ishte rreth 5 per qind.

Analistet thone se momenti vendimtar qe ndikoi ne zgjedhje ishte debati i pare televiziv mes kandidateve, ku Kenedi u shfaq shume i sigurte dhe karizmatik ndersa Nikson u shfaq nervoz dhe ne ankth.

Demokrati fitoi me 49.7 perqind te votave kunderjet 49.6 te fituara nga Nikson. Gjithsesi diferenca e votave elektorale kolegjiale ishte me e thelle, 3003 me 219 per Kenedin.

Te njtjetin fat pati edhe perballja mes zëvendëspresidentit republikan Gerald Ford qe zevendesoi Nikson pas skandalit te Water Gate dhe Xhimi Karter ne 1976. Votat elektorale ne kete rast rezultuan 297 me 240 ne favor te Karter ndersa votat popullore ishin 50.1 per qind kundrejt 48 per qind. Vendimi i Ford per te falur Niksonin rezultoi jo popullor.

Nderkohe gara mes zëvendëspresidentit demokrat Al Gore dhe guvernatorit te teksasit George Bush, ne vitin 2000 ishte me e ngushta dhe me kontroversja ne historine amerikane. Al Gore siguroi 48.38 perqind te votave ne rang kombëtar, ndersa Bush 47.87 per qind.

Por pasi Gjykata e Larte amerikane miratoi nje rinumerim ne shtetin e Floridas, Xhorxh Bush fitoi kete shtet me nje diference minimale. Me vetem 537 vota me shume. Florida i dha Bushit 25 vota elektorale duke e çuar totalin ne 271.

Bushi do te perjetonte te njejten gare te ethshme edhe ne vitin 2004 ne perballjen mes tij dhe senatorit demokrat te masacusets, John Kerry.

Sulmet e 11 shtatorit shenjuan fushaten per mandatin e dyte te Bush , ky i fundit e cilesoi veten si nje lider te vendosur, sa i perket sigurise se brendshme. Pak dite para zgjedhjeve u publikua nje mesazh i liderit te Al Kaedes, Osama bin Laden i cili merrte persiper autoresine  e sulmeve. Kjo gje favorizoi Bushin, lidhur me vendimet e marra prej tij. Pozitat e republikanit u fuqizuan dhe Bush siguroi fitoren me 286 vota elektorale kolegjiale. Kerri mori 251.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB