Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, u shpreh se do t’i ofrojë paprekshmërinë dhe imunitetin nga përndjekja ligjore Presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, nëse do të vendosë të largohet nga vendi, duke i dhënë kështu fund luftës civile që po ndodh në Siri.
Në një reagim nga Abu-Dhabi, Cameron u shpreh se “komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë në konsideratë çdo zgjidhje të mundshme, për të larguar Assadin nga vendi”.
Sipas kryeministrit britanik, “ndonëse një zgjidhje e tillë mund të gjejë kritika të arsyeshme, është më e rëndësishme të shpëtohen jetët e pafundme njerëzore që po humbin në Siri, se sa vetë dënimi i Presidentit”.
Megjithatë, deklarata e kryeministrit u kërcënua ashpër nga “Amnesty International”, organizata e të drejtave të njeriut që këmbëngul se kushdo duhet të përgjigjet për krimet e tij.
”David Cameron duhet të mbështesë përpjekjet që Assad të dalë përpara drejtësisë, në rastin më të preferueshëm përpara Gjykatës Kriminale të Hagës”, shkruante “AI”, në një deklaratë.
Siria është e përfshirë nga lufta civile që prej marsit 2011 dhe të paktën 35 mijë persona kanë humbur jetën deri tani.
Top Channel