AMA do të mbaje 20% të gjobave

06/11/2012 00:00

Autoriteti i Mediave Audiovizive do te mbaje 20% te te ardhurave nga
gjobat ne buxhetin e saj. Pjesa tjeter e te ardhurave nga gjobat do te
shkoje ne buxhetin e shtetit.

Deputetet e maxhorances dhe te opozites kane miratuar 29 nene te ketij projektligji. Ne komisionin e arsimit dhe medias, deputetet jane ndalur ne nenet qe lidhen me menyren e financimit te AMA-s, si dhe me administrimin e te ardhurave.

Deputeti Alfred Dalipi duke iu referuar pikes se trete te nenit 25 tha se tashme mediat vizive dhe radiot te te kene te drejte te transmetojne pa patur nevojen e nje license, por vetem duke u regjistruar prane Autoritetiet të Mediave Audiovizive.

AMA ka te drejte te heqe licensen nese nje operator thyen Kodin e Etikes apo shkel ligjin ne forma te ndryshme.

Top Channel