Tragjike në Itali/ Ishin duke bërë ski, dy alpinistët humbin jetën, dyshohet se… Paçka se dita zyrtare e zgjedhjeve është data 6 Nëntor në shumë shtete në SHBA, aplikohet votimi përpara kësaj date për t’i dhënë mundësi sa më shumë qyetarëve për të shprehur vullnetin e tyre.
Edhe vete presidenti Obama ishte njeri prej atyre qe votoi 12 dite me pare. Por cila eshte panorama e deritanishme ne ato shtete ku votimi ka nisur disa jave me pare dhe deri me tani kane votuar 29,5 milion amerikane.
Ne Florida kane votuar 44% perqind e qytetareve te ketij shteti nga ku sipas sondazhit te NBC News Obama udheheq me 7 pike. Qe prej dates 2 Tetor qytetaret e Ohios kane nisur se votuari. Deri me tani kane votuar 28% e personave me te drejte vote, nga ku sondazhet e CNN nxjerrin fitues Barak Obamen.
Ndersa ne Colorado votimi ka nisur me 22 Tetor nga ku kane votuar 64 % e votueseve. Edhe ne kete shtet udheheq Obama me 3 pike. Megjithate sondazhi i Gallup nje dite perpara zgjedhjeve tregon se ne shtetet e lekundura te dy kandidatet gezojne nje mbeshtetje te barabarte, 48%.
Ne Ohio sipas po te njejtin sondazh Obama udheheq me 2,8 pike ndersa Romni eshte disa pike perpara, ne Florida dhe North Colorado, ndersa ne shkalle kombetare sipas Gallup Obama udheheq shume ngushte 47,5% ndersa Romney 47,3 %. Tek votueset femra Obama eshte 16 pike perpara, ndersa Romnei tek votuesit meshkuj 10 pike perpara.
Te gjitha parashikimet flasin per nje gare tejet te ngushte mes Obames dhe Romnit. Do te jete vota e me shume se 100 milion amerikaneve ajo e cila do t’i jape fund ankthit elektoral qe ka“pushtuar” si asnjehere tjeter keto zgjedhje presidenciale.
Sondashi i WSJ
Një sondazh i organizuar nga Wall Street Journal dhe NBC tregoi edhe
njëherë tjetër barazpeshën mes Mitt Romney dhe Barack Obama në garën
presidenciale.
Pjesëmarrësit në sondazh iu përgjigjen disa pyetjeve. E para dhe kryesorja ishte kandidati i preferuar; 48 përqind e amerikanëve mbështesin Obaman, 47 përqind Romney. Sipas gjinisë, 44 përqind e meshkujve mbështesin presidentin aktual, 51 përqind e tyre mbështesin Romney-n, e kundërta me femrat, 51 përqind e tyre mbështesin Obaman dhe 43 përqind Romneyn.
Pyetjes nëse po ecën vendi në rrugën e duhur apo jo, 42 përqind e amerikanëve iu përgjigjën “po”, 53 përqind “jo”. 41 me 47 përqind ishin preferencat mes “jo-së” dhe “po-së” në 2004-ën. 49 përqind e amerikanëve miratojnë politikat e Barack Obamas, dhe po kaq i kundërshtojnë ato.
Figura e presidentit: 49 përqind e amerikanëve e shohin pozitivisht, 45 përqind e tyre negativisht; figura e kandidatit republikan; 45 përqind e tyre e shohin pozitivisht dhe 44 përqind negativisht.
Më i përgatitur për të qeverisur vendin në katër vitet e ardhshme: 46 përqind e amerikanëve mendojnë se është Obama dhe 42 përqind e tyre mendojnë se është Mitt Romney; 12 përqind janë ende të pavendosur.
Ekonomia dhe punësimi; 42 përqind mbështesin politikat e Obamas, 47 përqind ato të Romneyt, ndërsa 11 përqind shprehen të pavendosur.
Top Channel