
Mediat serbe kanë publikuar të hënën lajmin për një tentativë vrasjeje, që sipas tyre, ka pasur si shënjestër presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliç.
Sipas gazetës “Kurir”, një oficer i Ministrisë së Brendshme serbe ka tentuar që me veturën e tij të përplaset me eskortën e presidentit Nikoliç.
Ndërsa gazeta “Blic” shkruan se automjeti përmes të cilit është tentuar të goditet Nikoliç ka qenë ai i kreut të policisë rrugore, Dragisha Simiç, por që në atë moment drejtohej nga shoferi i tij.
Ndërkohë, incidenti, i ndodhur ditën e premte në autostradën Beograd-Nish, është konfirmuar edhe nga vetë presidenca serbe.
Sipas saj, Nikoliç ka urdhëruar hetimin e të gjitha rrethanave dhe nga ana tjetër ka thënë se ka besim të plotë tek pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
Top Channel