Një në tre femra nuk arrijnë asnjëherë që të përjetojnë kënaqësi të plotë seksuale për shkak të një gjendje të njohur në mjekësi si “anorgasmia”, por shumë shpejt, ky problem mund të gjejë zgjidhje.

Shkencëtarët janë pranë hedhjes në treg të një produkti, që praktikisht do të jetë një lloj viagre për femrat dhe do t’i lejojë ato që të eliminojnë këtë mungesë.

I quajtur “Tefina”, trajtimi do të jetë një lloj spraji që do të merret nëpërmjet hundes, dy orë përpara një marrëdhënie seksuale, ndërsa efekti i tij zgjat deri në gjashtë orë pas marrjes.

Një trajtim me bazë testosteroni, ai do të rrisë dëshirën, duke aktivizuar tek femra ato pjesë të trurit që rrisin ndjeshmërinë dhe qarkullimin e gjakut në organet seksuale.

”Viagra femërore”, zhvilluar nga një bashkëpunim shkencor kanadezo-amerikano-australian ka dhënë efekte pozitive në fazat e deritanishme të testimit dhe është shumë pranë hedhjes në treg.

Për më tepër, ekspertët kanë arritur të shmangin tek mjekimi efektet e njohura të testosteronit, një hormon mashkullor, si aknet, trashjen e zërit apo shtimin e qimeve në trup.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA