Laos, samit mes liderëve europiane dhe aziatikë
05/11/2012 00:00
Udhëheqësit e Evropës dhe të Azisë mblidhen sot në Laos për bisedime
dyditëshe. Në krye të agjendës së Takimit të nëntë Azi-Evropë do të jetë
tregtia midis dy rajoneve gjatë klimës së vështirë ekonomike.
Krerët e shteteve evropiane dhe aziatike, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë, pritet të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së takimit, që do të zhvillohet pasdite.
Bisedimet do të përfshijnë edhe situatën globale ekonomike, përkatësisht krizën e borxheve në Evropë dhe ngadalësimin e ekonomisë në Kinë dhe Indi.
Takimi Azi-Evropë ka 52 partnerë nga të dy kontinentet dhe është themeluar në vitin 1996.
Top Channel