
Zyrtarë qeveritarë në Kosovë po përmendin modelin e dy Gjermanive, sipas
të cilit do të rregulloheshin marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Është ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili ka folur për gazetën “Koha Ditore” për këtë model të dy Gjermanive, sipas së cilit Serbia nuk do ta njihte Kosovën por edhe nuk do të paraqiste pengesa për anëtarësim të Kosovës në OKB.
“Përparësia e Kosovës sipas këtij modeli, qëndron jo vetëm në rregullimin e një relacioni normal, edhe në atë që e ka ofruar modelin për dy Gjermanitë. Të dyja kanë qenë anëtare të OKB-së, Një model i tillë është interesant për t’u menduar. Propozimi për të krijuar zyra ndërlidhëse është shumë në funksion të këtij modeli. Edhe koncepti i
fqinjësisë së mirë është në concept të kësaj”, mësohet të jetë deklaruar Hoxhaj.
Më tej sipas Hoxhajt, normalizimi i plotë i marrëdhënieve do të bëhej kur Serbia ta pranojë shtetësinë e Kosovës.
Kjo deklaratë e shefit të diplomacisë kosovare ka zgjuar reagime të ndryshme në Prishtinë.
Në partinë që ka shumicën, në PDK, nuk japin një përgjigje direkte nëse e mbështesin këtë model ose jo, ndërsa në Lidhjen Demokratike të Kosovës, nuk e kanë parë të nevojshme, siç kanë thënë të zbulojnë model. Po ashtu, edhe në AAK e shohin si të hershme një ide të tillë.
“PDK-ja ka dhënë vlerësimin e vet shumë të qartë, ne kemi ligjet e Kosovës, kemi Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, kemi rezulutat e Kuvendit të Kosovës, të cilat kanë përcaktuar qartë minimumin dhe maksimumin, apo thënë ndryshe vijat e kuqe, çka nuk mund të debatohet”, thotë Adem Grabovcki, kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së.
“Është mirë me pyet zotërin Hoxha për modele të tilla edhe njëherë me i thënë se çka ka deshtë me thënë me këtë. Ne e kemi kushtetutën që ka buruar nga pakoja e presidnetit Ahtiasari. Kosova e ka rregullimin e
brendshëm e saj kushtetues dhe nuk shohim arsye të zbuloojmë modele, sepse del dikush na tregon edhe për naj model tjetër”, thotë Ismet Beqiri, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së.
“Mendoj se jemi herët në këtë process. Mendoj se do të ketë kohë që të vijmë deri te idetë se cili do të jetë modaliteti i njohjes së Republikës së Kosovës nga Serbia, dhe anasjelltas. Ne shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur dhe që Kosova të jetë anëtare e OKB-së, OSBE-së, BE-së, NATO-s”, thekson kreu i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini..
Sidoqoftë, takimi i ardhshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiç, siç është përfolur jo zyrtarisht, pritet të ndodhë gjatë kësaj jave.
Top Channel