Pothuajse një milionë banorë në shtetin e Nju Jorkut vazhdojnë të jenë pa energji elektrike pas uraganit “Sandy”, ndërsa pakënaqësia për vonesa në rikthimin e jetës në normalitet është duke ngjallur gjithmonë e më shumë pakënaqësi.
Më parë, presidenti Barack Obama ishte shprehur se rikthimi i shpejtë i energjisë ishte kritik për fushatën e tij presidenciale.
Ndërkohë, kryebashkiaku Micheal Bloomberg kritikoi stacionin energjitik të Long Island, duke thënë se nuk ishte vepruar mjaftueshem agresivisht për të rikthyer energjinë në zonat e lëna në errësirë.
Zyrtarët në shtetet e goditura nga uragani janë duke vlerësuar gjithashtu situatën, për mundësinë e hapjes së qendrave zgjedhore në votimet e ditës së martë.
Përsa i përket vlerësimit total të dëmit të “Sandy”-t, ndërsa rimëkëmbja pritet të kushtojë mbi 50 miliardë dollarë, bilanci total i viktimave është përcaktuar në 109 persona, me 40 prej të cilëve në shtetin e Nju Jorkut dhe 22 në Nju Xhersi.
Top Channel