Breshëri sulmesh me raketa nga Irani në Tel Aviv, pesë goditje në vetëm 20 minuta
Dy rivalët në zgjedhjet presidenciale amerikane kanë nisur një fushatë kyçe në terren, në shtetet që do të vendosin se kush do të fitojë në zgjedhjet e së martës.
Barack Obama po bën fushatë në Ohajo, Uiskonsin, Ajoua dhe Virxhinia, ndërsa Mitt Romney është përqendruar në Nju Hempshër, Ajoua dhe Kolorado. Të dy kandidatët do të vizitojnë qytetin e Dubukues, në Ajoua, brenda pak orëve.
Sondazhet sugjerojnë se dy rivalët janë kokë më kokë, megjithëse zoti Obama është pak më përpara se Romney në shtetet e diskutueshme.
Presidenti, duke iu drejtuar elektoratit demokrat në Mentor të Ohajos, deklaroi se votimet janë një zgjedhje për dy vizione të ndryshme për Amerikën: “një vizion që rrënon ekonominë, ose një vizion për ndërtimin e së ardhmes me një klasë të mesme solide”.
Ndërsa republikani, duke hapur ditën e fushatës në tre shtetet në Nju Hempshër, tha se: “Me lejoni t’ju them atë që më pëlqen t’ju them: votoni për dashurinë ndaj vendit tuaj. Është koha ta bëjmë Amerikën një vend më të mirë”.
Korrespondenti i BBC në Ohajo, Paul Adams deklaron se fushata e egërsuar e ditëve të fundit po shënon fundin e një maratone të gjatë.
Sipas tij, në prag të zgjedhjeve, lavjerrësi duket se anon nga zoti Obama, pasi sondazhet nuk e nxjerrin Romneyn në avantazh në disa shtete.
Top Channel