Autoritetet e Serbisë, gjatë bisedimeve të ardhshme do të këmbëngulin që veriu i Kosovës të fitojë autonomi territoriale, shkruan gazeta beogradase “Blic”, në një artikull të raportuar nga “Telegrafi”.

Sipas gazetës serbe, përmbushja e marrëveshjes për kalimet kufitare do
të duhej të fillonte në muajin dhjetor, kur Këshilli Europian pritet të
vendoste që Serbisë t’i japë të drejtën e kushtëzuar për nisjen e
bisedimeve të anëtarësimit.

Zyrtarisht, temat që do të trajtohen në tryezën e bisedimeve në Bruksel më 7 nëntor do të jenë çështja e financimit të institucioneve serbe në Kosovë, realizimi i marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit, trashëgimia fetare e kulturore.

Sipas burimit të gazetës nga “qarqet diplomatike”, nga Beogradi dhe Prishtina nuk kërkohet në këtë moment realizimi i plotë i marrëveshjes së arritur.

Aktualisht, ekziston propozimi që parasheh dy pilot projekte, nga të cilët një do të ishte në veri të Kosovës, kurse tjetri në Dheun e Bardhë apo në Merdare.

Duke cituar burimet e saj gazeta serbe thotë se parim themelor i platformës serbe për bisedime me Kosovën janë: statusi i komunitetit serb, s’ka biseda për pavarësinë dhe domosdoshmëria e integrimeve europiane të Serbisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA