Ambasada amerikane në Prishtinë mesazh për ndeshjen ndaj Turqisë: Luani fort, bëjeni Kosovën krenare Protestues të veshur me ngjyrë të kuqe do të protestojnë në mënyrë paqësore me moton “Drejtësi para Negociatave” për dy orë rresht, në qendër të Prishtinës ditën e shtunë.
Janë “Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës” dhe “Thirrjet e Nënave”, ato që paralajmërojnë një protestë të tillë, për datën 3 nëntor, ku kërkesat kryesore janë: të mos ketë negociata me Serbinë pa kërkuar falje ky shtet; të zbardhet fati i të zhdukurve nga lufta e fundit; drejtësi për krimet e luftës dhe kompensim për dëmet morale dhe ekonomike.
Nysrete Kumnova, e OJQ-së “Thirrjet e Nënave” u shpreh: “Ftojmë të gjithë qytetarët, që nesër të veshën kuq, për arsye se simbolizon gjakun e derdhur të të gjithë të rënëve, nga gjenocidi i ish pushtetit kriminal serb. Pa përmbushjen e këtyre kërkesave, çfarëdo negociatash me Serbinë janë të papranueshme. Dinjiteti njerëzor dhe shtetëror është parakusht i domosdoshëm për të hyrë në proçeset negociuese me Serbinë”.
Deri më tani, janë më shumë se 1 mijë e 800 persona, fati i të cilëve nuk dihet që prej përfundimit të luftës në Kosovë.
Më parë, zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, pati deklaruar se në arkivat e ish ushtrisë jugosllave dhe të mekanizmave të tjerë, që kanë marrë pjesë në luftën e fundit, është adresa e të dhënave për fatin e të pagjeturve që prej 13 vjetësh.
Top Channel