Fushata në SHBA, “inflacion” parash

03/11/2012 00:00

Konkord është një qytezë e vogël në veri të shtetit New Hampshire, ku ndohet edhe një prej fermave më të famshme në amerikë e quajtur Stonyfield.

Pronari i saj, Gary Hishberg është njëri prej mbledhësve të fondeve ndër më të rëndësishmit gjatë zgjedhjeve presidenciale në mbështetje të demokratëve të Barack Obamës.

Në shtëpinë e tij ai flet me respekt për presidentin Obama, por nuk kursen kritikat kur thotë se ai duhet të kishte bërë më shumë për ngrohjen globale.

Gary tregon se i dedikoi shumë orë mbledhjes së fondeve të cilat janë përdorur gjatë fushatës në shtetin e New Hamshire. Megjithëse ndodhet në këtë pozicion shpenzimet marramëndëse të këtyre zgjedhjeve nuk i pëlqëjnë.

”Shpeshherë u them atyre që bashkëbisedoj se këto nuk janë zgjedhje, por është njësoj sikur të nxjerresh dicka për ta shitur në treg. Shumat e parave që po përdoren janë jashtë kontrollit. Ka humbur e drejta që zgjedhjet t’i përkasin qytetarëve. Pra paraja është duke kontrolluar gjithcka”, akuzoi Hishberg.

Shpenzimet gjatë fushatës elektorale, përfshi sondazhet janë kthyer në objekt studimi nga departamentet e shkencave politike nëpër universitet amerikane.
Nuk bën përjashtim edhe univeristeti i New Hampshire nga ku profesori Andi Smith thotë se çështjet ekonomike janë primare për votuesin se ku do ta çojnë votën e tyre.

Duke shpjeguar intensitetin e shtuar të sondazheve në media profesori Smith thotë se ato janë thjesht për konsum mediatik dhe shton se shtabet elektorale udhëhiqen nga sondazhet e tyre të fshehta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB