Sekretariati i Gjykatës së Hagës, ku ish-lideri serb i Bosnjes, Radovan Karadzic është duke u gjykuar për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe genocid, informoi se 69-vjeçari ka kërkuar të thërrasë në gjykatë më shumë se 600 dëshmitarë për të organizuar mbrojtjen e tij.

Njeriu që udhëhoqi Republika Srbskan gjatë luftës së viteve 1992-95, i konsideruar gjerësisht përgjegjës për masakra makrabre si ajo e Srbrenicës ku 8 mijë meshkuj muslimanë u ekzekutuan, ka marrë përsipër vetë mbrojtjen e tij.

Më parë, Haga i kishte dhënë të pandehurit një total prej 300 orësh kohë për të paraqitur provat në mbrojtje, por Karadzic apeloi kundër këtij vendimi, duke kërkuar kohë të pakufizuar.

Zëdhënësja e Sekretariatit, në një deklaratë gjatë së shtunës, informoi se tashmë Gjykata i ka dërguar një kërkesë për interpretim dhomës së lartë të drejtësisë brenda këtij institucioni, për të përcaktuar se cila do të jetë koha e vënë në dispozicion për ish-udhëheqësin e Republika Srpskas.

Midis figurave më të njohura të përfshirë në listën e dëshmitarëve të kërkuara prej Karadzic, janë edhe Ejup Ganic, ish-drejtues i Bosnjes gjatë kohës së luftës, ish-kryeministri dhe ministri i Jashtëm boshnjak, Haris Silajdziç, presidentin aktual, Bakir Izetbegoviç dhe një numër tjetër politikanësh të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA