
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje padisin Ministrin e Brendshëm, Bajram Rexhepi, truprojat e kabinetit qeveritar, policët e njësisë speciale dhe eprorin e njësisë speciale, përgjegjës për intervenimin gjatë protestës së kësaj lëvizjeje më datë 17 tetor.
Padia penale është dorezuar në Prokurorinë Komunale të Prishtinës.
“Kemi kërkuar nga Prokuroria, të nisë hetim për ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepin, për Ilir Qallapekun, i cili paraqitej si truprojë e Kryeministrit të Kosovës, kundër truprojave të anëtarëve të kabinetit qeveritar, policëve të njësisë speciale të Kosovës dhe eprorit të njësisë speciale të Kosovës.
Ky kallëzim penal ka të bëjë me 17 tetorin, me intervenimin e policisë, në ditën kur në ndërtesën e qeverisë është nënshkruar kontrata për privatizimin e Distribucionit të KEK-ut, në ditën kur këta persona të urdhëruar nga Bajram Rexhepi kanë penguar deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, të hynin në ndërtesën e qeverisë”, u shpreh Visar Ymeri, kryetar i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.
Në anën tjetër, deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, duke iu referuar deklaratave të ministrit Rexhepi, se në bazë të shërbimit të intelegjencës kanë pasur informata për sulmet e Vetëvendosjes ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, ajo tha se ministri po urdhëron që të mbikqyrë, monitorojë e përgjojë Lëvizjen Vetëvendosje.
Top Channel