SHBA, gara me foto finish

02/11/2012 00:00

Pak dite nga zgjedhjet e 6 nentorit, gara presidenciale ne Shtetet e
Bashkuara mbetet e ashper. Kandidatet gezojne mbeshtetetje thuajse te
barabarte ne rang kombetar.

Nje sondazh i realizuar se fundi nga Reuters/Ipsos tregon se presidenti Barak Obama perkrahet nga 47% e votuesve te mundshem, ndersa sfidanti i tij republikan Mitt Romney nga 46%. Pas nderprerjes tre ditore per shkak te stuhise, Obama iu rikthye fushates me nje tubim ne Uiskonsin. Presidenti e nisi fjalimin me pershkrimin e vales se shkaterrimeve qe pa gjate ndaleses ne New Jersey, ku u shoqerua nga guvernatori republikan i ketij shteti, Kris Kristi.

“Kur godasin fatkeqesi te tilla, shohim anen me te mire te Amerikes. Ne kohe si keto, te gjithe dallimet qe na konsumojne zakonisht, duket sikur zhduken. Nuk ka demokrate apo republikane gjate stuhise. Ka vetem amerikane”, tha Obama.

Romney ishte ne Virginia ku permendi gjithashtu pasojat e Sandy-t dhe u leshoi simpatizanteve te tij nje apel per te ndihmuar te prekurit nga stuhia

“Shpresoj te mendoni dhe te luteni per personat ne nevoje. Nese keni ndonje dollar me teper dergojini përmes Kryqit të Kuq Amerikan apo Ushtrisë së Shpëtimit. ne kujdesemi per njerezit, eshte pjese e karakterit tone si amerikane”, tha Romney.

Mbeshtetja per te dy kandidatet duket solide. Vetem 11 % e perkrahesve te Romney-t thone se mund te ndryshojne mendje diten e votimit, ndersa te lekundurit per Obamen jane 8%. deri tani, 26 % e zgjedhesve te regjistruar e kane hedhur tashem voten e tyre, dhe mes ketyre votave, obama kryeson me 52 % te preferences kundrejt 43 % te kundershtarit republikan. Nje shifer e tille nuk konsiderohet megjithate profetizuese e rezultatit te 6 nentorit, sepse eshte tipike per demokratet qe te votojne me shpejt se republikanet.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB