Ruajtja e votës edhe në SHBA

02/11/2012 00:00

Të dy kandidatët në garën presidenciale në SHBA kanë angazhuar me mijëra juristë të cilët më 6 Nëntor do të jenë në cdo qendër votimi.

Misioni i tyre, eshte te vezhgojne nga afer procesin e votimit dhe ne momentin e pare kur te shfaqet parregullsia me e vogel do t’i drejtohen gjykates. Ky veprim eshte pershkruar si spiunim i nje pale kundra pales tjeter, nder sa fjalen e fundit per nisjen e ankimimeve ne gjykate do ta kene shtabet elektorale ne Chikago dhe Boston.

Vigjilenca e juristeve me se shumti do te perqendrohet ne shtetet si Virginia, Florida, Pensilvani duke perfshire edhe Ohio. Demokratet thone se kane angazhuar mbi 3100 juriste ndersa republikanet nje numer me te vogel.

“Eshte nje gare e ngushte. Do te shohim te dyja palet t’i drejtohen gjykatave”, ka deklaruar republikani Jeff Hasting pjese e bordit elektoral. Ndersa demokratet i frikesohen nje sabotimi te mundshem nga republikanet qe mund te krijojne radhe te gjata pritje apo veshtiresi ne ato shtete te njohura si bastione te demokrateve.

Analistet e ceshtjeve zgjedhore e kane komentuar kete veprim te demokrateve dhe republikaneve si nje perseritje te situates ne vitin 2000 me Floriden ku gjykata supreme vendosi per garen e atëhershme presidenciale Bush-Algore.

Kur kane mbetur edhe kater dite nga dita e votimit te dy kandidatet e kane intensifkuar fushaten elektorale per te maksimalizuar cdo vote. Ne krah te Barak Obames eshte rreshtuar edhe ish-gjenerali Kolin Pauell i cili vjen nga radhet e republikaneve.

Nepermjet nje spoti elektoral qe ka nisur te shfaqet ne 10 shtete Pauell thote se “Ne duhet te ruajme ate qe kemi arritur deri me tani”. Sondazhet e bera publike mengjesin e dates 2 Nentor nga NBC Neës,The Wall Street Journal tregojne se presidenti Barak Obama udheheq ngushtesisht ne Ioua, ndersa ne shtetet Uiskosin dhe New Hampshire ata jane koke me koke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA