Bilanci i “Sandy”, 100 të vdekur

02/11/2012 00:00

Bilanci i viktimave te superstuhise “Sandy” ka mbërritur në gati 100,
duke kapërcyer numrin e vdekjeve që uragani shkaktoi gjatë kalimit në
Karaibe, 69. New York dhe New Jersey u goditën me rëndë se çdo zonë
tjetër e tani përballen me mungesën e karburanteve dhe një sërë sfidash
të tjera.

Metrote dhe autobuzet ne Neë York rinisen punen, edhe pse ne menyre te kufizuar, pas kater dite pezullimi te sherbimeve. Punonjesit e emergjences jane duke pompuar ujin nga tunelet dhe godinat e permbytura, ndersa per te shmangur ngercet e trafikut, makinat me më pak se tre vete nuk lejohet të hynë në qytet.

Shkollat vazhdojne te mbeten te mbyllura e qindra mijera njerez jane pa energji elektrike. Gati 60 te vdekur u regjistruan vetem ne New York dhe New Jersey dhe ekipet e kerkim-shpetimit nuk e perjashtojne mundesine e gjetjes se trupave te tjere teksa vazhdojne kerkimet neper shtepite e rrenuara.

“Sandy” u perplas mbi brigjet lindore te shteteve te bashkuara mbremjen e se henes duke sjelle me vete erera te fuqise se uraganit, shira te rrembyer e permbytje. Shteteve te Bashkuara ajo mund t`i kushtoje 50 miliarde dollare, sipas llogaritjeve te eksperteve qe i kane dyfishuar parashikimet e meparshme per koston e demeve.
Stuhia e konsideruar nje nder me te fuqishmet ne dekada, goditi rende Staten Island me dallge te larta batice qe i kane shkulur shtepite nga themelet.

Zemerimi eshte rritur atje per vonesat ne mberritjen e ndihmes. “Ne ketu na kane harruar”, tha nje banore e zones per Reuters. Bloombergu tha se situata ne New York eshte mire, por e gjithe lagjia ime eshte thuajse e asgjesuar. Ndërsa Qeveria qendrore dhe ajo lokale po i përgjigjet fatkeqësisë së uraganit Sandy që goditi brigjet lindore në SHBA, mbeten të vlefshme mësimet që u nxorën nga gabimet uraganit Katrina ne 2005-sen. Sipas Zërit të Amerikës, agjencitë qeveritare dhe operacionet private të shpëtimit kane reaguar me mire, ndonese po perballen me sfida të jashtëzakonshme.

SHBA, mungon karburanti dhe dritat

Mungesë karburanti dhe vështirësi në rikthimin e energjisë elektrike po dëmtojnë përpjekjet për kthimin në normalitet të disa zonave në veri-lindje të SHBA, pas kalimit të uraganit “Sandy”.

Përleshje janë regjistruar në disa stacione karburanti në Nju Jork dhe Nju Xhersi dhe furnizuesit e energjisë elektrike paralajmëruan se disa zona mund të mos kenë korrent deri më 11 nëntor.

Tensionet po rriten edhe në Stejten Ajlënd, me disa banorë që thonë se janë lënë në harresë nga autoritetet shtetërore. Mbi 90 vdekje të regjistruara në Shtetet e Bashkuara i janë atribuar “Sandy”, kostoja e të cilit llogaritet të jetë 50 miliardë dollarë.

Banorët dhe punëtorët e zonave të prekura nga uragani do të vazhdojnë të kenë gjatë së premtes probleme me transportin, mungesën e energjisë dhe të karburantit.

Në shumë stacione karburanti janë regjistruar radhë të gjata makinash dhe njerëzish që mbanin në duar bidonë plastikë. Ndërkohë, është raportuar edhe rritja e çmimeve të lëndëve nga furnizuesit.

Pronari i një stacioni në Nju Xhersi deklaroi për “New York Times” se kishte 36 orë që mbushte me benzinë makinat. Ai tha se iu desh të lajmëronte policinë dhe të ndalonte përkohësisht punën pasi inati tek klientët sa vinte dhe rritej. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB