
Ushtria nigeriane është duke realizuar abuzime të shumta dhe skandaloze në luftën kundër grupit militant të “Boko Haram”, akuzoi ditën e enjte “Amnesty International”.
Në një raport tepër kritik, “Amnesty” akuzoi organizatën për abuzime të gjithpërhapura, midis të cilave ekzekutime pa gjyq, rrëmbime dhe tortura.
Reagimi i menjëhershëm i Abuxhës zyrtare hodhi poshtë çdo akuzë, duke mos parë parasysh provat e paraqitura në raport dhe duke theksuar se “ushtarët veprojnë gjithmonë në përputhje me ligjin”.
”Boko Haram”, një organizatë me lidhje të ngushta me Al-Kaedën ka shpallur një luftë ndaj autoriteteve, me qëllim krijimin e një shteti islamik në Nigeri.
Organizata ka realizuar disa sulme të vazhdueshme në NIgerinë veriore dhe qendrore që prej vitit 2009.
Top Channel