Si u formua shteti i parë shqiptar

01/11/2012 00:00

Nuk ka pasur një studim gjithëpërfshirës anglez lidhur me Pavarësinë
shqiptare. Ndoshta kjo ishte arsyeja kryesore që e shtyu historianen
britanike Nicola Guy të hulumtojë si u krijua shteti i pavarur shqiptar
dhe si u përcaktuan kufijtë e tij.

Lindja e Shqipërisë, nacionalizmi etnik, fuqitë e mëdha të Luftës së Parë Botërore dhe lindja e Pavarësisë shqiptare është studimi që hedh dritë mbi këtë çështje në kontekstin e teorive të sotme të nacionalizmit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Për këtë vepër autorja ka shfrytëzuar arkivat e Ministrisë së Jashtme Britanike, ato të Dhomës së Lordëve me dokumentacionin përkatës të Konferencave të Londrës 1912-1913 dhe komisioneve për përcaktimin e kufijve shqiptarë 1913-1914, të cilat nuk janë përdorur kurrë më parë, korrepsondenca të shumta dhe një bibliografi të admirueshme.

Libri ndalet në lindjen e identitetit shqiptar në 1912, me ambicjet kombëtare dhe nacionalizmin gjuhësor, interesat e fuqive të mëdha në Konferencën e Londrës dhe përse u copëzuan territoret shqiptare, Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit, Konferencën e Paqes në Paris dhe atë të Ambasadorëve.

“Ka shumë histori që kanë të bëjnë me Shqipërinë, të cilat kulmuan në 1912 me shpalljen e Pavarësisë dhe me mbretin Zog, por asnjë studim nuk e ka trajtuar mënyrën se si anglezët e kanë trajtuar atë periudhë dhe ta ndërthurë këtë vizion me atë shqiptar. Eshtë interesant fakti se pas Luftës së Parë Botërore, kur një pjesë e territoreve shqiptare ishin copëzuar duke e përjashtuar Kosovën, Shqipëria pati rritje ndikimi dhe tek ato shtete që tradicionalisht kishin qenë kundërshtarë të saj, duke influencuar dukshëm vendimet e tyre. Në vend të theksimit të një të kaluare kombëtare të lavidshme dhe një feje të përbashkët si piketa parësore të identitetit, shqiptarët për identitetin e tyre përcaktuan një bazë krejt të ndryshme, gjuhën e përbashkët të folur shqipe, duke bërë që nacionalizmi shqiptar të ndryshojë prej përkufizimit të dhënë nga teoritë tracionaliste”, thotë

Libri sjell shembuj konkretë se si në momente të caktuara për një shtet të vogël si Shqipëria që operonte nën fuqitë e mëdha ka qenë e mundur të nxirren përfitime të konsiderueshme për aspiratat kombëtare dhe ky punim demonstron shkallën e suksesit që nacionalistët shqiptarë patën në pranimin e këtij identiteti edhe në politikëbërësit e fuqive të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA